Rama nuk e priti në sallën e Parlamentit, ja si e komenton Vjosa Osmani gjestin

308
0

Kreyministri Edi Rama nuk ishte dje i pranishëm në sallën e Kuvendit, kur Presidentja në detyrë e Kosovës mbajti fjalimin e saj.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare gjatë një interviste për Euronews Albania, ajo tha se nuk e kishte vënë re mungesën e tij dhe nuk i kishte ndjekur mediat për ta kuptuar këtë.

“Nuk e kam vënë re në të vërtetë, dhe nuk i kam lexuar mediat, por tani po e di,” – tha Presidentja në detyrë e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani foli dhe për takimin që ka pasur me kryeministrin, Edi Rama ku tha se kishte diskuar për minischengen dhe kërkesën për miratimin e një rezolute të Parlamentit të Shqipërisë për gjenocidin serb në Kosovë.

“I thashë ato që i kam thënë publikisht, ia ka thënë edhe në takime të mëhershme (minischengen).  Në mënyrë që një iniciativë rajonale të ketë suksese duhet të iniciohet nga të gjitha vendet. Kërkojmë gjithë përfshirë dhe të konsultohet Kosova para se të ecet përpara. Kemi kërkuar detaje për marrëveshjen”, tha znj. Osmani.