Ministrja Kushi zbulon se kur do të rinisë shkolla pas pushimeve dimërore

1431
0

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, njoftoi se shkollat për këtë vit do të mbyllen në datën 23 dhjetor, dy ditë para Krishtlindjeve, ndërsa pas pushimeve dimërore, shkollat do të fillojnë në datën 11 janar 2021.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe ‘online’. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojë ‘online’ procesin mësimor.

Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Që prej 1 dhjetorit në shkolla ka nisur mësimi i alternuar, me prani fizike dhe ‘online’. Ndërkaq në universitete studentët po e zhvillojnë mësimin tërësisht ‘online’.

Më herët. Komiteti Teknik është shprehur se nëse shkollat do të kthehen në vatra infeksioni, atëherë do të bëhet rivlerësim i situatës.

Megjithatë, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacollit, situata paraqitet e qëndrueshme, ku ka një rënie të shtrimeve në spitale dhe rasteve pozitive me koronavirus.