Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë, ku pritet të nisë edhe mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Në këtë mbledhje do të flitet për presidentin e ri, ku PS do të përcaktojë edhe kandidatin për kreun e shtetit, pasi nesër duhet të dorëzohet emri në Kuvend, e më tej të çohet për votim.
Pritet që pas përfundimit të kësaj mbledhje kryeministri Rama të flasë për media, ku edhe do të japë emrin final për president.