Skip to content

Rama ndan lajmin e mirë për mbështetjen financiare te qeverisë: 134,800 fëmijë kane..

    Më shumë se 19 mijë bebe që lindën në gjysmën e parë të këtij viti, iu dha bonusi prej 400 mijë lekësh, një mbështetje financiare nga qeveria.   

    Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se qeveria ka vendosur që të çojë përpara këtë program për çdo të porsalindur.

    Ndërsa për fëmijën e dytë në familje qeveria ka vendosur bonusin prej 800 mijë lekësh dhe për fëmijën e tretë, bosnusin prej 120.000 mijë lekësh.

    “Më shumë se 19 mijë fëmijë që erdhën në jetë në gjysmën e parë të këtij viti, bashkë me gëzimin për familjet e tyre, kanë çuar në shtëpi bonusin e bebes,

    40,000 lekë për fëmijën e parë

    80,000 lekë për fëmijën e dytë

    120,000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim

    Jemi të vendosur të çojmë përpara këtë program universal për çdo të porsalindur, nga i cili kanë përfituar nga Janari 2019, plot 134,800 fëmijë”, shkruan Edi Rama.