Rama merr vetë postin e ministrit të Jashtëm

542
0

Edi Rama deklaroi në Twitter para pak minutash se do të jetë vetë de jure në rolin e ministrit të Jashtëm.

Kjo vjen si pasojë e mos çdekretimit të Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta.

Rama shkruan ndër të tjera se Meta do të ballafaqohet për këto veprime me Gjykatën e re Kushtetuese, pasi momentalisht ajo nuk është funksionale.

Kërkesat për ndryshime në qeveri, Rama ia dorëzoi personalisht Metës më datë 4 janar pas një takimi të shkurtër. Një ditë më pas, Meta firmosi pa hetizim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit. Duke emëruar vetëm katër prej tyre, Meta la pezull propozimin për Gent Cakajn, i cili u paramendua nga Rama si zëvendësuesi i Bushatit.

Vetë Meta deklaroi se nuk dekretoi shkarkimin e Bushatit pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk mund të lihej pa një ministër në krye. Ai cilësoi më tej se ishte në pritje të informacioneve verifikuese për integritetin e Gent Cakajt.

Refuzimi i Cakajt u bë shkak për një përplasje me Ramën nga statuset Facebook e deri tek studio emisionesh. Debati bëhet në nivel kushtetues, nëse Meta e ka ose ajo tagrin për të ndaluar emërime e shkarkime ministrash. Rama e ka akuzuar Metën se po bën lojën e opozitës. Ky i fundit i mëshon argumentave të tij se nëse një kandidaturë si ajo e Gent Cakajt nuk krijon bindje të plotë për postin e ministrit të Jashtëm, ka çdo të drejtë kushtetuese ta pengojë.