Rama me Sarkozi në koncertin e Carla Brunit , Kryemadhi: Uroj të mos bëj siç ka bërë me shoqet e shokëve

503
1

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama dhe zgjedhjen e tij për të shkuar në Butrint për të ndjekur koncertin e Carla Brunit, bashkëshortes së ish-Presidentit Sarkozy.

Kryemadhi ka ironizuar kreun e qeverisë, duke thënë se Rama e ka mik Sarkozinë, por thumboi kryeministrin, duke thënë se uronte që të mos bënte të njëjtën gjë që ka bërë me të shoqet e shokëve të tij.

“Zoti Rama ka qenë në një koncert në Butrint të një këngëtare franceze…?

Unë shpresoj të shkojë ta shohë atë si këngëtare dhe të dëgjojë 11 këngët e saj, duke pasur dhe mik Sarcozy, shpresoj të mos bëjë të njëjtën gjë që ka bërë me shoqet e shokëve.”, theksoi Kryemadhi.