Blushi hakmerret ndaj Bashës. Asnje lajm në Top Channel për protestën e opozitës.

603
0

Televizioni më i madh në vend, Top Channel ka bojkotuar protestën e se premtes të opozitës, që u organizua para kryeministrisë dhe zgjati mbi 2 ore.

Në ‘top-channel.tv’, lexuesit gjejne kategori të ndryshme informacionesh, si: aktualitet, sport showbiz apo kuriozitete, por asnjë raportim për tubimin që zgjati dy orë dhe nuk u shoqërua me asnjë incident.

Kjo mund te jete nje hakmarrje e drejtorit të përgjithshëm, Ben Blushi ndaj Lulzim Bashes qe te enjten hodhi akuza ndaj Top Channel-t dhe Klanit, duke i quajtur si ‘velga qorre’ të Edi Ramës.

“Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: ‘Injorojini këto vegla qorre!’ Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju. Këto televizione janë në shërbim të qeverisë”, ishte apeli i Bashës.

Lajmet e vetme politike që pasqyrohen në këtë media janë: “Rama pret në Kryeministri Sarkozy-n: Mik i çmuar” dhe “Meta: Larg dhunës, protesta të jetë paqësore!”.