Rama me rektorët e universiteteve në Itali: Te frenojme i largimin e të të rinjve

1
0

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi ndodhet në një vizitë në Itali, ku po zhvillon një takim me rektorët e universiteteve të Romës dhe të rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare.

Gjatë takimit, Rama theksoi se problemet që janë të pranishme tani në universitetet janë të përbashkëta si në Shqipëri edhe në Itali. Sipas tij, një nga sfidat është largimi i të rinjve.

“Për mua është një nder që jam këtu dhe përjetova mikpritjen që nga minuta e parë e mbërritjes këtu. Ato u treguan shumë bujar dhe të gatshëm ndaj nesh. Dua të them se më bëri përshtypje të mirë biseda që pata me rektorin, pasi mund ta kuptoj menjëherë ngjashmëritë e shumta mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë fushë, por në një periudhë kohe të ndryshme. Problemet që janë tani të pranishme në universitete janë njëherësh edhe të përbashkëta, prsh problemi i largimit të të rinjve. Kjo është një sfidë e përbashkët. Do na duhet të kuptojmë dhe ta orientojmë këtë problem në mënyrë racionale, pa rënë në kurthin e politikave të të shkuarës të cilët nuk kanë ndryshuar asgjë në këtë situatë. Ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat për të ndërkombëtarizuar universitetet tona.

T’u japim mundësinë atyre që të studiojnë në Shqipëri dhe të kenë në dispozicion programe dhe një cilësi të ngjashme me atë që kanë në Itali. Me universitet italiane mund të shkohet para, ekziston një lidhje e veçante mes Italisë dhe Shqipërisë. Është një pjesë e tokës së tyre e ëndrrave të tyre. Është një det që na ndan, por ekziston një përkatësi e përbashkët që është jashtëzakonisht e përbashkët. Marrëdhënia me Italinë është një marrëdhënie e veçantë sa i takon arsimit. Italia ka një gadishmëri për të na dhënë më shumë e sidomos në atë që është më e rëndësishme njohurinë. Jemi me fat që ju kemi juve kaq afër dhe kaq të gatshëm që të mund të mësojmë më shumë dhe të mësojmë më shpejt. Duhet ti japim më shumë botë dhe pushtet botës së universiteteve”, tha Rama.

Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve tona dhe atyre në Itali, Rama theksoi bashkëpunimin në fushën e mjekësisë.

“Bashkëpunimi në fushën e mjekësisë. Kjo është një temë që ngjall interes jo vetëm për ne por edhe për Italinë. Është një sektor ku fare qartë edhe në Itali ndihet nevoja jo vetëm për të frenuar studentë por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë ne vende që janë më pak tërheqëse. Në këtë mënyrë në mund të rrisim së bashku numrin e mjekëve dhe infermiereve që mund të vihen në shërbim të komuniteteve edhe në ato zona të thella.’- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.