Rama: Koha për të ndërtuar aeroportin e Sarandës

594
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Finiq, ku po zhvillon një takim me qytetarët në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Rama ka premtuar para qytetarëve se brenda katër viteve do të ndërtohet aeroporti i Sarandës, por nuk dha një datë të caktuar se kur do të përfundonin punimet.

Ka ardhur koha që të ndërtojmë aeroportin e Sarandës, pasi dhe turizmi po rritet. Shpresoj brenda mandatit katër vjeçar, nuk po jap një datë fikse pasi kam mësuar se kur je me partnerë nuk mund të japësh një datë të  sigurtë”,-tha Rama./ Opinion.al E.Xh.