Emigrantët shqiptarë që punojnë në Zvicër do të përfitojnë pensionin, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha që kanë kontribuar.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili njofton arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
“Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqërore. Firmoset Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha që kanë kontribuar”, shkruan Rama.