Rama jep lajmin e mire per shqiptaret: Drita jeshile u ndez mbreme..

665
0

Kreu i qeverise Edi Rama ka njoftuar mesditën e sotme se vendi ynë ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Por vaksinimi do të nisë vetëm për 5 mijë persona në janar e do të vijojë në muajt në vazhdim.

Bëhet fjalë për një sasi flakonësh me doza vaksine nga kompania amerikano-gjermane Pfizer.

Në fillim të javës së tretë të janarit do të mbërrijnë 10 mijë dozat e para për 5 mijë persona të cilëve 21 ditë më pas duhet tu bëhet edhe doza e dytë.

Edhe 30500 doza të tjera do të mbërrijnë në shkurt dhe të tjerat në muajt në vijim.

Sakaq nga dy shtete që Rama nuk i përmendi kush ishin, në mes të janarit do të vijnë edhe 9 mijë doza të tjera vaksine.

Shpërndarja e vaksinës do të bëhet në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Të parët do të vaksinohen mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësie në shtet. Në vijim policët dhe arsimtarët. Po ashtu dhe të moshuarit mbi 75 vjeç.

“Po negociojmë edhe me shtete të tjera për vaksina të Moderna dhe AstraZeneca”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se një pjesë e tyre do të shkojë edhe për mjekët e infermierët e Kosovës që gjenden në spitalin Covid të Prishtinës