Rama jep lajmin e mire, nje tjeter shtet i BE-se njeh patentat shqiptare

310
0

Patentat shqiptare do të njihen nga Gjermania.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët rezidentë në Gjermani ishte diskutuar edhe në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel.

Thuajse në çdo të takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin.