Për kryeministrin Edi Rama, ky sezon turistik po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj jashtë çdo parashikimi.
I pari i qeverisë thotë se ditët e fundit në portin e Durrësit ka pasur prurje të jashtëzakonshme, ndërsa ka postuar edhe disa foto ku shihet fluksi i makinave dhe njerëzve që dalin nga tragetet.
Postimi nga kryeministri Edi Rama:
“MIRËMËNGJES
dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama.
