Mos i bini në qafë Himarës dhe Dhërmiut, shkoni pini nje kafe te QTU dhe pastaj flasim, gazetari publikon faturen

11409
0

Teksa në këtë kohë vere po denoncohen shpesh çmimet e larta në restorantet e plazheve në jug, gazetari Mentor Kikia ka denoncuar çmimet e larta të lokalit tek QTU – Qendra Tregtare Univers.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se në zonat turistike ndonjë zero më shumë edhe justifikohet, por në lokalin e QTU-së, ku e pi kafen në mes makinave tek parkingu, e blen një makiato 130 lekë, një ujë të vogël 130 lekë dhe një minibriosh 50 g. 180 lekë.

Kikia shton më tej se sipas çmimeve të këtij lokali, shqiptarët e blejnë një litër ujë 260 lekë, më shtrenjtë se një litër naftë që vjen nga Arabia Saudite, teksa Shqipëria është e mbytur nga uji.

Ai ka publikuar edhe faturën e lokalit tek QTU-ja.

Postimi i plotë:

Njerez, mos i bini me qafe Himares dhe Dhermiut. Atje eshte zone turistike dhe ndonje zero me shume edhe justifikohet, por c’ti besh kafes ne QTU, ne oborr, ne mes te makinave ne parking, makiato 130 L, uje i vogel 130 L dhe nje minibriosh, 50 gr, 180 leke.

Dmth, nje liter uje ne lokal e blejme 260 leke, me shtrenjte se naften, apo jo?

Po uji nuk vjen nga Arabia Saudite mor delenxhinj, Shqiperia mbytet ne uje ngado qe te shikosh.