Rama i frikësuar nga studentët, ja çfarë ka ndodhur ndërsa merr pjesë në Top Show

733
0

Ashtu siç është paralajmëruar që prej ditës së djeshme, Edi Rama do të jetë në Top Show në Top Channel përballë studentëve. Por, deri tani kjo është konsideruar si e shtirur, pasi studentët vazhdojnë të jenë në protestë ndërsa në studio priten mbështetës të FRESSH.

Por ajo që ka bërë në sy është fakti, se Rama është kapur nga paniku dhe ka frikë nga studentët protestues.

Siç edhe mund të shikoni në foto, në studiot e TCH më shumë se 1 orë e gjysëm para, kanë mbërritur forcat e gardës, por edhe forcat RENEA-s.

Frika dhe paniku e ka përfshirë Ramën nga protestat e studentëve, aq sa merr edhe RENEA-n me vete kur i duhet me dalë në ekran.