LAJMI I FUNDIT/ Studentët ndahen në 3 grupe, reagon kryeministri Rama (FOTO)

539
0

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestën e studentëve, të cilët tashmë janë ndarë në 3 grupe, një para Ministrisë së Arsimit, një para Kryeministrisë dhe një tjetër tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një pjesë të studentëve si militantë të PD dhe LSI-së, dhe një pjesë si studentë të vërtetë.

🙄

Teksa ka publikuar një foto të kryedemokratit Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë festive të themelimit të Partisë Demokratike, ai shkruan: “Ah, tani që çunat e pdLSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë”

Kryeministri Edi Rama, ende nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me 8 kërkesat e studentëve, ndërsa kërkon dialog me ta, por që këta të fundit nuk kanë pranuar.