Rama i drejtohet Mero Bazes, ja çfarë thotë për organizatën e tij të rreme…

436
0

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se gazetarët që kanë dalë në protestën nuk e kanë mbështetjen e organizatave të gazetarëve dhe të shoqërisë civile.

Rama foli për organizata të rreme që ngrënë kauza për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, kur në të vërtetë sipas tij qëndrojnë vetë gazetarët. Për këtë dha shembullin e Mero Bazes, botuesit të gazetës Tema.

“Si organizatat e Mero Bazes, që e ka edhe ai që e përdor për të ngritur ndonjë çështje, se kur e shohin ata andej që organizata po ankohet nuk shohin kush është organizata po ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata të rreme si profilet false në Facebook.

Apo si ata që dalin tek Rai3 dhe flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë, për censurën dhe hatanë që bëhet këtu. të censuruar janë ata që kanë të drejtë”, tha Rama, ndërsa shtoi se portalet kanë bërë vik tima qytetarët e thjeshtë.