Rama heq policinë rrugore nga akset kombëtare: Jo më kontroll shpejtësie me sy. Krimi ekonomik të rithemelohet, të merret me milionerët

10
0

Kryeministri Edi Rama i ka lënë detyra drejtorit të ri të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, e një prej tyre ka të bëjë me policinë rrugore.

Rama kërkoi largimin e saj nga akset kombëtare dhe zëvendësimin me makinat inteligjente. Po kështu ai e cilësoi strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit absurde dhe tha se duhet të rithemelohet dhe të merret me krimin financiar në shkallët e larta, me milionerët në shkallët e larta.

“Policia rrugore duhet të ikë nga pritat rutinë në rrugët kombëtare. Makinat inteligjente mund ta kryejnë funksionin, do mbyllet përfundimisht epoka e kontrollit të shpejtësisë me sy. Që sot policia rrugore do largohet nga të gjitha pritat në rrugët kombëtare. Policia kriminale duhet të ristrukturohet tërësisht.
Kemi fituar avantazhe të rëndësishme në terrenin e luftës me krimit dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje.

Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit, struktura më absurde, më joeficente, më kokëforta përballë çdo përpjekje për ndryshim që është bërë. Ka kaluar nga parazitizmi në aktivitet banditesk, kështu që duhet të rithemelohet, të merret me krimin financiar, në shkallët e larta, me milionerët në shkallët e larta, jo si kategori, por ata që janë problem, aty ku dhe biznesi ndërvepron me politikën dhe jo të dalë për gjah, adresë më adresë e biznes më biznes”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.