Ika, jam në Londër! Mësuesi preket nga mesazhi i nxënësit: Kukësi po boshatiset, shprehja që dëgjon nga të gjithë nxënësit eshte..

417
0

Në një kohë kur rinia, fuqia më e madhe e një shteti, po largohet nga vendi ynë dhe statistikat vit pas viti tregojnë një reduktim të popullatës që jetojnë në vend, një mësues nga Kukësi bën apelin e tij. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Besmir Muslia i rritur në fshatin Dukagjin, është rikthyer për të dhënë mësim në ciklet parauniversitare të shkollave të fshatit. Aty është përballur me një realitet që e quan të trishtë.

Para një jave janë larguar dy nëna, janë detyruar sepse bashkëshortët i kishin në Angli. Kanë hipur në gomone. Ishte një nxënës në klasën e nëntë atje në Dukagjin, me të cilin edhe përballesha, mundohesha t’ja bëja më të lehtë mësimin sepse më thoshte ‘unë do iki’. Kjo është shprehja që dëgjon nga të gjithë nxënësit. Dhe vajti atje. Më shkruajti më tha jam larguar, jam në Angli. S’më ngeli gjë tjetër veçse i urova suksese.”

Ndonëse vetë ka hasur vështirësi në arsimim dhe punësim, Besmiri rrëfeu se përpiqet t’i jap shpresë nxënësve të tij. Sipas tij, modelet e suksesit nuk funksionojnë për shkak se kur një i ri sheh mësuesin e tij apo prindit që punon e nuk merr atë që meriton, zhgënjehet. Për pasojë modele suksesi kthehet të gjithë ata që janë larguar e rikthehen me të mira materiale, se jeta jashtë Shqipërisë është më e mirë.

“Trishtim më i madh është që nuk po formojmë dot një rini që të reagoj e të kërkoj të drejtat e saj në Shqipëri, ashtu siç i janë premtuar. Populli shqiptar gjithmonë ka besuar që do të rindërtohet diçka. Po largohet fuqia që mund të bëj diçka. Nuk ka çfarë bëhet në fshatrat e Kukësit fare, nuk ka rini.”