Rama habit me deklaraten: Brenda mandatit do çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”

91
0

Kreu i qeverise Edi Rama gjate fjalës se tij në Kuvend, ku nuk ka lënë pa prekur as temën për krizën energjike.

Mirëpo teksa po diskutonte Rama ndër të tjera tha se veç dronëve Shqipëria do të ketë edhe 2 satelitë në orbitë që do të monitorojnë vendin dhe do të “kapin” krimet në vend.

Kjo “nismë”e re e qeverisë ka shkaktuar të qeshura në Kuvend mes deputetëve të opozitës.

“Na keni lënë një situatë që do kohë dhe durim për të pastruar por ne shohim shumë lart. Jo drona por edhe satelitë. Në mënyrë që kontrolli mbi territorin, trafiqet të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy.

Inspektorët me virus janë. Sa më shumë tua heqim nga duart aq më mirë do të jetë. Prandaj sytë për të kontrolluar do i çojmë në qiell. Qeshni se e keni program partie. Qeshni se nuk qani dot. E kupton edhe këtë. Keni bërë një kërkesë për të ngritur një komision hetimor që të zbardhë veprimët.

The do të blemë drona? Jo, do të blemë drona dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do e bëjmë vitin tjetër, Albania 1 Albania 2, sepse për ne ky vend nuk është tokë e nxanun” tha Rama ndër të tjera.