2.5 C
Tirana

Rama fton sipërmarrësit italianë: 10 vjet pa asnjë taksë

Date:

Share:

Në një nga forumet e panairit ‘Fiera del Levante’ që po mbahet në Bari të Italisë, kreu i qeverisë, Edi Rama ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri, teksa vuri në dukje lehtësirat që sipas tij ofron sistemi fiskal shqiptar për investitorët e huaj.

“Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa u trembur nga taksat dhe burokracia. Gjithë ato që ëndërronin të kishin kur dëgjonin Kryeministrin tim të dashur Berluskoni, e kanë tashmë një Shqipëri: një vend pothuajse pa taksa”.

Një sektor në të cilin Rama ftoi investitorët të vijnë në Shqipëri është turizmi ku sipas tij janë ndërmarrë lehtësira të rëndësishme fiskale.

“Kushdo që investon në Shqipëri sot në turizëm me 5 yje mund të kryejë një aktivitet për 10 vjet pa asnjë taksë dhe TVSH në 6%. Nga pikëpamja e taksave ne jemi një vend normal, por krahasuar me Italinë ne jemi një parajsë tokësore”.

Ndërkohë mediat italiane raportuan pak ditë më parë se gjatë vizitës në Bari, Kryeministri shqiptar do të takohet edhe me përfaqësues të aeroportit të Puljas që kanë shprehur interes konkret për të marrë me koncesion për 35 vjet aeroportin e Vlorës.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.