Rama foli për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë, reagon Ministria e Jashtme Ruse: E papranueshme

122
0

Ministria e Jashtme ruse ka dhënë një deklaratë zyrtare me anë të zëdhënëses, Maria Zackarova, ku censuron deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv, ku sipas tyre ka folur për një bashkim të mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministria e Jashtme ruse e cilëson deklaratën si të papranueshme, pasi promovimi i Shqipërisë së Madhe destabilizon rajonin.

Deklarata vijon duke thënë: “Është e çuditshme se ky unifikim është cilësuar si ambicia finale e karrierës të liderit të një prej vendeve të Ballkanit, që nuk shkon me promovimin e tentativave të Tiranës dhe Beogradit për krijimin e një tregu të përbashkët, në kuadër të Open Balkans”.

Ministria e Jashtme ruse fton vendet “që mbrojnë Kosovën” që të reagojnë nga deklarata e Ramës, ndërkohë që sipas saj nuk i kursejnë Beogradit kritika për konceptin e “paqes serbe”.