Rama flet për mandatin e katërt: “Pas 4 vitesh do marrim..”

456
0

Pasi mori mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ka folur për mandatin e katërt në emisionin “Opinion”. “Keni për ta parë, pas katër vitesh Partia Socialiste do të marrë mbi 850 mijë vota. Ne punojmë me shkencë. është shkencë kjo puna e partive. Po ti shikoni ju llogaritë që bëjnë partitë moderne. Partitë janë makineri. PS është makineri që nuk mundet dot. Mund të mundet, por jo nga këta”, tha Rama.

Ndërkaq, kryeministri ka deklaruar se PS ka humbur tre mandate nga votat e pavlefshme. “Ne kemi humbur tre mandate nga votat e pavlefshme. Është e habitshme në fakt. Ne u kemi kërkuar të gjithë tanëve që të mbajnë shënim të gjitha votat që kanë dalë të pavlefshme. Kjo për t’i pasur të shënuara. Dhe është e habitshme, mijëra e mijëra vota kanë shënuar numrin 12. Madje mijëra mes tyre kishin votuar Ballën”, shtoi Rama.