Rama e PRANON: E vërtetë, kemi çmimin e naftës më të lartë në rajon, por ..

116
0

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj deputetes Jorida Tabaku, e cila tha se Shqipëria ka paketën më të ulët sociale në rajon.

Rama pranoi se vendi ynë ka çmimin më të lartë të naftës në rajon, por theksoi se ne kemi taksat më të ulëta dhe zero taksë për biznesin e vogël.

Ndër të tjera Rama u shpreh se qeveria subvencion 100% taksën për energjinë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është e vërtetë që ne kemi çmimin e naftës më të lartë në rajon, nuk themi jo, por ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më ulëta. Ne kemi zero  taksë për biznesin e vogël. Ndryshe nga rajoni e kemi më të lartë taksën për biznesin e madh, por subvencionojmë 100% taksën për energjinë, ne u japim para të gjithë shqiptarëve që lëvizin me transport publik, do të vazhdojmë të japim para për fermerët. Ne kemi një industri peshkimi e cila është në rritje të vazhdueshme dhe ju e latë të det të hapur dhe u detyruat që të shkonte ne Itali. Tani del e qratë tek tabela e karburantit ata që kanë më shumë do të paguajnë më shumë.

T’u japim mundësi atyre që eksportojnë ta ndjejnë më pak, dhe në fund të ditës në tabelën e rritjes së inflacionit jemi sa gjysma e vendeve të rajonit. Ende nuk kemi bërë ndarjen e atyre që harxhojnë më shumë se 800 kë. Ky është një moment shumë i vështirë dhe kërkon patjetër debat. Këtu do të vijë dita sa kushton, por ku e gjen, energjinë, naftën dhe ushqimin.

Situata është kudo dramatike, nëse doni të bëni politikë vazhdoni, mos thuaj zonja Tabaku se ne vëmë tavan çmimi më i lartë. Ne s’mund të vendosim çmim unik për të gjithë sepse nuk jemi në komunizëm. Ne jemi në ekonomi tregu dhe jam dakort me ju që kemi një  bord komunist, por në këto  kushte ai bord është ndihmë sepse nuk mund të ndërhyrë shteti dhe të kontrollojë me dhunë çmimet në treg. Llogaritë me laps e letër jashtrë realitetit mund t’i bëjë çdo kush.