Italia ngre alarmin: Miliona njerëz në botë do te humbin jeten nga mungesa e ushqimit..

153
0

Italia ka paralajëmruar se miliona  njerëz në botë mund të vdesin nga uria në rast se Rusia nuk liron portet e Ukrainës në Detin e Zi, për ekspoetin e grurit.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, gjatë një takimi mes disa vendeve të Mesdheut dhe Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara. Ai u shpreh se javët e ardhshme do të jenë thelbësore për zgjidhjen e krizës.

“Dua ta them qartë se nga Rusia presim sinjale të qarta dhe konkrete, pasi të bllokosh eksportimin e grurit do të thotë të mbash peng dhe të dënosh me vdekje miliona fëmijë, gra dhe burra. Italia do të vazhdojë të angazhohet në linjën e parë të gjetur zgjidhje bashkë me OKB për të shmangur një katastrofë ushqimore globale”, tha Luigi di Maio, ministër i Jashtëm i Italisë.