Rama e bëri Drejtor të Policisë së Shtetit, Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Babai i Gledis Nanos ka qenë…

463
0

Gledis Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Ardi Veliut. Lidhur me këtë lëvizje të befasishme në kupolën e policisë ka reaguar dhe gazetari Artan Hoxha.

Ky i fundit në fjalën e tij tha se policia jonë prej kohësh që në kohën e ish-kryeministrit Berisha dhe tani në kohën e kryeministrit Rama pasqyron fytyrën e tyre dhe jo atë që vërtet duhet të përfaqësojë.

“Policia reflekton frymën qeverisë dhe frymën e kryeministrave. Dy të fundit kanë qenë autoritar si Berisha dhe Rama, dhe policia përcillnin frymën e atyre që ishin lart. Ardi Veliu u bë drejtor se ministri i asaj kohe donte këtë si drejtor. Kur ishte PD-ja drejtorët ishin nga veriu, me PS-në në pushtet drejtorët i kemi nga jugu, por që pasojat paguhen nga qytetarët. Me ikjen e Ardi Veliun nuk merr fund krimi te ne, kontenierët e drogës që janë nis do të vijnë, kanabisi i mbjellë do të korrët.

Gledis Nano është me origjinë nga Skrapari, babai i tij ka qenë polic, ai është rritur në një familje policësh, por ajo që më duket pak është mosha e tij, për të qenë në krye të policisë. mosha e tij është favorizuese për një gjë për të menduar se nuk mund të ketë një rrjet të gjerë miq dhe ndoshta nuk ka shumë ndikim. Ka pas më shumë marrëdhënie me partnerët. Për mua gabimi i Veliut përveçse ishte ushtar politik , ai nuk kishte komunikim me mediat. Policia e Shtetit është shumë e madhe dhe 100 ditëshin e parë Rama u mor me policët e qarkullimit”, ka thënë ai.