Ndryshime te reja në Qeverinë Rama. Së fundmi është liruar nga detyra zv/ministri i Arsimit, Redi Shtino. Vendimi është marrë në mledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të martë.
Ndërkohë është emëruar në postin e zv.ministrit të Arsimit Oltion Rrumbullaku dhe Ninga Gunga.
Vendimi për emërimin e Gungës dhe Rrumbullakut është bërë me propozim të kryeministrit Rama.
Por lëvizje ka pasur edhe në Ministrinë e Jashtme. Këshilli I Ministrave ka emëruar në postin e zv/ministrit Agron Taren.