Raketat u fluturojnë mbi kokë gjatë faljes së Bajramit, por shikoni cfare bejne keto besimtarë

371
0

Nje video qe po qarkullon ne rrjet tregon sesi disa besimtare falen te pa shqetesuar aspak nga raketat qe i fluturojne mbi koke. Disa raketa në orët e para të mëngjesit të së martës kanë rënë afër pallatit presidencial në Kabul në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i këtij shteti, Ashraf Ghani.

Pavarësisht shpë rthimeve afër vendit ku po mbahej ceremonia, pjesëmarrësit nuk e ndërprenë faljen me perjashtim te nje personi qe dukej mjaf i shqetesuar, ndersa te tjeret kane vazhduar deri ne fund.

Kujtojmë se pasiguria është shtuar javët e fundit në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të amerikane dhe aleatëve.