Qyteza zvicerjane paguan 60 mije euro për t’u vendosur aty, detajet

238
0

Nëse kemi probleme me kostot e jetesës apo me qiejt e mjerueshëm gri kur supozohet se ka ardhur pranvera, një qytezë e vogël zvicerjane mund të lehtësojë shqetësimet tuaja.

Albinen, në kantomin Valais, u ofron familjeve 60,000 euro vetëm për t’u vendosur në qytezën e mrekullueshme rrëzë malit 1,300 metra të lartë, ku vilat tradicionale të drunjta rrethohen nga majat e larta të zbardhura nga dëbora.

Qyteti kërcënohet prej vitesh nga degradimi i popullatës që largohen nga komuniteti piktoresk, drejt qyteteve më të mëdha.

Në fund të vitit 2020, fshati kishte vetëm 243 rezidentë por skema e nisur prej vitit 208 shpreson të ndryshojë këtë tendencë.

Megjithse fshati është vetëm 6 km larg qytetit turistik  të Leukerbad dhe 35 minuta larg me makinë nga qendra rajonale e Sion dhe ajo industriale e Visp, vendi ka vijuar të zbrazet prej mungesës së vendeve të punës.

Tashmë familjet me katër persona që vendosen aty do të marrin 25,000 franga zvicerjane për çdo të rritur dhe 10,000 për çdo fëmijë.

Por marrëveshja joshëse ka disa kërkesa të tjera.

Ju duhet të jeni një qytetar zvicerjan me leje rezidence të kategorisë C.

Nëse jeni qytetar i BE ose nga SHBA e Kanadaja mund të merrni lejen e qëndrimit në Zvicër për pesë vjet.

Më tej aplikuesve u kërkohet të jetojnë në një shtëpi me vlerë të paktën 200,000 franga zvicerjane dhe duhet të qëndrojnë në Albinen për të paktën 10 vjet.

Nëse largoheni para plotësimit të kushteve të marrëveshjes, duhet të riktheni pagesën e bonusit.

Kreu i bashkisë lokale Beat Jostin tha në 2017 se Albinen karakterizohet nga qetësia, panoramat fenomenale, pastërtia e ajrit dhe orët e shumta me diell gjatë vitit.

Jost ofronte të tjera opsione: Shtëpitë e dyta në komplekset e reja rezidenciale nuk përfshihen në ofertë”, tha ai, ndërsa shtonte se megjthë kushtet rigoroze Zvicra mburret me një prej sistemeve më të mira të arsimit, me jetëgjatësinë relativisht të lartë dhe përqindjen e vogël të krimit.