Çadrat me vete! Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë

48
0

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. 

Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë të hërëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë, më pas reshjte e do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes.

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era ditën e shtunë do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Ditën e diel era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatre 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2-3 ballë.