“Qyteti shëmbullor” Ky është qyteti i vetëm në Shqipëri që mbylli vitin 2017 pa asnjë vrasje dhe asnjë vepër të rëndë penale

1125
0

Gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero.

Berati është qyteti që nuk ka regjistruar asnjë vepër penale “vrasje” gjatë vitit 2017.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka prezantuar raportin vjetor të punës së uniformave blu.

Në fjalën e tij, Veliu tha se fokusi për vitin 2018 do të jetë, operacioni kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”.

“Jemi sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat për të zhvilluar analizën vjetore të punës së bërë nga kjo Drejtori për vitin 2017. Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive. Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero. Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë.

I pyetur nëse do të ketë reformë në polici, Veliu u përgjgj:

“ Jo, në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël.”