Qytetarët dalin në rrugë pas tërmetit, ja si është gjendja në Follorinë (Video)

4
0

Mediat greke kanë dhënë raportimet e para lidhur me tërmetin e rënë pak më parë me një magnitudë 5.3 ballë e me epiqendër 2 km në  perëndim të Follorinës.

Banorët janë larguar nga banesat e tyre.  Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të madhe dhe ka gjëmuar ndërsa është ndjerë deri në Larisa. Tërmeti ka prekur Shkupin, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Brenda dhjetë minutave u regjistruan shtatë tërmete të tjera , 3.5 Rihter 19 km në perëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale dhjetë km, 4.2 Rihter në një thellësi 10 km, 2.9 Rihter, në një thellësi fokale prej 10 km, 2.9 rihter në një thellësi fokale prej 10 km, 2.7 rihter në një thellësi fokale prej 10 km dhe 3.7 rihter në një thellësi fokale prej 10 km.

“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime ,” tha për mediat greke Gerasimos Houliaras , drejtor kërkimi i Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës . Sizmologët presin zhvillime të tjerë të aktivitetit sizmik. Siç sqaroi ai, kjo zonë nuk është me e rregullt për sa u përket lëkundjeve sizmike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.