Qeveria rrit sërish çmimet e naftes

37
0

Qeveria dhe kompanitë private që bëjnë pjesë në Bordin e Transparencës njoftuan sot se kanë vendosur të rrisin sërish çmimet e karburanteve.

Duke nisur nga pasditja e sotme, nafta do të shitet me 210 lekë për litër nga 208 që është aktualisht dhe 199 lekë që ishte disa ditë më parë.

Edhe benzina është shtrenjtuar duke shkuar në 192 lekë për litër nga 189 lekë që u vendos më 17 janar dhe 177 lekë që ishte më herët.

Çmimi i gazit për litër bëhet 69 lekë.

Kompanitë e mëdha fiksojnë këto çmime ndërsa ato më të vogla shesin me disa lekë më lirë.