Qeveria Rama, ja emrat që ikin

1105
0

PAs zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Kryeministri ka folur për një frymë të re politike, ndaj kabineti pritet të pasurohet edhe me emra të rinj. Lëvizje pritet të ketë në të paktën në katër ministri, dy prej të cilave janë më të rëndësishmet në vend. Drejtuesi i ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi pritet të largohet, edhe pse u emërua rishtazi në këtë post.

Anila Denaj, e cila u zgjodh deputetë në Vlorë, pritet të largohet nga drejtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Eduard Shalsi dhe Elva Margariti. Kjo e fundit përveç postit ministror, humb edhe mandatin e deputetit, pasi ministrja e Kulturës nuk u kandidua nga Rama. Postin e ministrin pritet ta humbasë edhe Pandeli Majko, i cili nuk arriti të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Si emrat të sigurtë të kabinetit të ri, pritet të rikonfirmohen ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, e cila është edhe gruaja më e votuar në Shqipëri zgjedhjet e fundit.

Asamblea e PS dhe vota preferenciale

Aplikimi i votës preferenciale për herë të parë në këto zgjedhje, do të shërbejë edhe si një “prove” për kryeministrin Edi Rama, për të pasur edhe një ide se kush janë socialistët më të pëlqyer në publik.

Në të zgjedhurit e Ramës në qeveri, më i votuari rezulton të jetë Erjon Braçe që mban edhe postin e zv.kryeministrit.  Braçe ka më pak se 200 vota se sa kryeministri Edi Rama, i cili është më votuari në qeveri. Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu janë ministret më të votuara gra dhe duket se e kanë të sigurtë një vend në kabinet, por nuk qendron pas as Elisa Spiropali.

Në datën 2 qershor, në orën 18:00 do të mbahet Asambleja e PS në Amfiteatrin e Liqenit, e cila ka në rendin e ditës thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm që përkon edhe me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Do jenë këto zhvillime të rëndësishme në kampin socialist, që pritet të zbardhin edhe emrat e parë të kabinetit të ri qeveritar. Edi Rama njihet si njeriu i surprizave në përzgjedhjen e ministrave, por vota preferenciale mund të ketë një impakt në përzgjedhjet e tij.