Skip to content

Qeveria greke ndalon hyrjen e shqiptarëve deri në këtë datë, Ambasada jep njoftimin

    Pas shtimit të shumte të rasteve, Greqia ka vendosur të lërë në fuqi masat kufizuese për ata që udhëtojnë nga vendi yne deri në datën 8 nëntor.

    Njoftimin e dha ambasada e Greqisë në Shqipëri.

    Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 7 të mëngjesit çdo ditë, ndërkohe mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë.