Qeveria e pashprese me shifrat e fundit, Tjeter shtet i BE i rikthehet izolimit total

367
0

Jane vendosur kufizime gjithëpërfshirëse prej koronavirusit ne Holande, duke ideuar një bllokim gati total që do të qëndrojë në fuqi në tërë vendin, deri në mes të janarit.

Shkollat, dyqanet jo-të domosdoshme, si dhe muzetë do të mbyllen të gjitha nga mesnata e së martës, sipas mediave lokale.

Shkollat ​​fillore dhe të mesme do të duhet të kalojnë në mësimin në distancë dhe njerëzit do të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur, tha transmetuesi holandez NOS, duke u mbështetur në burimet qeveritare.

Ai tha se bllokimi do ta aplikohet për të shmangur si fillim panikun e blerjeve në dyqane gjatë festave dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 19 janar 2021.

Asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë ende, por Kryeministri Mark Rutte pritet të bëjë një deklaratë televizive pasditen e së hënës, në pra 7.00.

NOS tha që masat po merreshin pas një rritje të shpejtë të infeksioneve COVID-19 në të gjithë Holandën.

Numri i rasteve ditore është rritur, ndryshe nga shpresat e qeverisë për t’i ulur ato në rreth 3,600 raste nga mesi i dhjetorit.

Të dielën 9,937 rezultuan pozitivë me COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

“De-Telegraaf” raportoi mbylljet e pritshme nën titullin: “Pothuajse gjithçka për t’u mbyllur”.

Pandemia Covid 19 ka prishur marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërkombëtare. Me “normalitetin e ri” tashmë po shohim ndryshimet që po ndodhin.