Qeni i policisë fundos shqiptarin në pikën kufitare, ja cfare u zbulua

248
0

Një shqiptar me banim në Itali është arrestuar nga policia italiane pasi po tentonte të transferonte jashtë vendit një shumë parash më shumë se 320 mijë euro të ndara në 38 tufa kartëmonedhash, të padeklaruara.

Ai u ndalua për një kontroll rutinë në një nga vendkalimet e kufirit tokësor me Slloveninë. Paratë ishin fshehur brenda automjetit në kabinën e pasagjerëve.

Në momentin kur u pyet nga efektivët, shqiptari tha se nuk kishte asgjë në makinë për të kaluar në doganë. Por ata panë sjelljen e tij të shqetësuar dhe vendosën të kontrollojnë automjetin me ndihmën e qenve të policisë. Gjatë kontrollit vunë se shqiptari kishte hapur një pjesë të automjetit në lartësinë e pedaleve, ku ishin fshehur paratë.