Qëlloi me grusht Berishën/ Arrestohet Gert Shehu, nuk pranon të japë asnje dëshmi

75
0

31-vjeçari Gert Shehu, i cili goditi me grusht gjatë protestës së djeshme, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën i është komunikuar masa e arrestit në spital.

Klan News raporton se Gert Shehu nuk ka pranuar që të japë dëshmi rreth asaj që ka ndodhur ditën e djeshme gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.

Gert Shehu, u shpëtoi nga duart bodyguardëve dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte për në bulevard.

Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit.  Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës  dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit. Por gjatë këtij momenti ata ushtruan dhunë.

Më pas kreu i opozitës Sali Berisha edhe pse me shenja në fytyrë, vazhdoi rrugën drejt protestës aty ku mbajti edhe fjalim.