“Jemi ku thërret qameti”, qytetarja: Prindërit na lanë fukarallëkun, ne po i lëmë akoma më keq..

101
0

Tema në “Aldo Morning Show” në Tv Klan këtë të mërkurë kishte të bënte me trashëgimin, çfarë na kanë lënë të parët tanë dhe çfarë po u lëmë ne atyre? Thalia një nga qytetaret që foli për temën me anë të ‘video call’ u shpreh se prindërit i lanë fukarallëkun, por të paktën ia thoshin ndonjë fjalë të mirë, ndërsa tani ne po i lëmë më keq. Ajo shprehet se ka humbur kultura dhe edukata, pasi tani as fëmijët e pallatit nuk e përshëndesin.

Qytetarja: Në lidhje me temën, të gjithë mund të shesim mend dhe të flasim edhe atë që nuk ka ndodhur. Unë mendoj se nga të parët tanë morëm fukarallëkun, ankesat pakënaqësitë, por sot do flas se çfarë përcolla te brezi i fëmijëve të mi. Brezin tim e më gjerë na karakterizoi një eufori thamë ku kemi arritur, u shkolluam e bo-bo çfarë bëmë, e pak u morëm me fëmijët, fëmijëve u thamë mësoni e mësoni , por që t’u thoshim dilni në mëngjes nga shtëpia dhe thoni mirëmëngjesi, se nuk është ndonjë gjë e madhe nuk ua thamë fëmijëve tanë. Sot po të dalësh  në pallat nuk të flet  njeri me gojë, dhe nuk do t’ia  dijë njeri se ne jemi të moshuar dhe detyrohem unë t’u them “mirëmëngjesi të keqen nëna” dhe mezi ta kthejnë përgjigjen. Mendoj se në këtë situatë ku jemi ne si shqiptar, nuk flas për më tej, ne jemi ku thërret qameti për edukatë dhe kulturë.

Aldo: Kjo është për sa i përket marrëdhënieve, pyetja është, çfarë Shqipërie të lanë ty dhe çfarë Shqipërie po lë ti?

Qytetarja: Prindërit e mi, fukarallëk ndërsa sot po të bësh një analizë të hollësishme një grup   10% e qytetarëve jetojnë si sheik, pjesa tjetër marrin një pension 15 mijë lekë në muaj.

Aldo: Pra siç na lanë, po i lëmë.

Qytetarja: E vërteta, siç na i lanë, e në shumicë kombi im ashtu po ua lë fëmijëve të tyre dhe më keq. Se  mua më thanë një fjalë prindërit e mi “të keqen  nëna,  t’u bëftë nëna”, unë ku ta gjej fëmijën tim, ajo është jashtë.