Pyetja qe bejme të gjithë; Pse nuk po hapen kufijtë për Shqipërinë? Ministrja e Shëndetësisë tregon arsyen

434
0

Kufijtë e BE jane akoma te mbyllur për vendin tone, dhe arsyeja e këtij vendimi po shqetëson shumë persona. Më në fund përgjigjen e kësaj pyetje që vazhdon prej disa muajsh e ka dhënë Ministrja e shëndetësisë:

Pse vazhdojnë ti mbajnë kufijtë e mbyllur?

Është vlerësim epidemiologjik. Edhe në BE janë shumë të orientuar me rekomandimet të Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve, ku kanë vënë mesataren e infeksionit në dy javët e fundit dhe riskun që kanë vendet, ky target është 50. Ne Jemi mbi këtë target. Jemi 63 një javë më pas më shumë.

Ndërsa pyetjes së pse kurba me të infektuar vijon e lartë, Ministrja e Shëndetësisë tha:

Vijon me një kurbë të lartë, por ne jemi në një fazë të qëndrueshme të epidemisë, falë masave dhe sjelljes së popullatës është më e ndërgjegjësuar prej korrikut 15 kur vendosëm maskat në ambientet e brendshme të ishin me detyrim shihet që ka një plotësim të kësaj msase. Me hapjen e shollave protokollet janë zbatuar, vijon të kemi raste sepse epidemia është në evolim, ajo që duhet të bëjmë dhe kërkojmë bashkëpunim është vijimi i zbatimit të masave, rregullave të cilat duhen zbatuar që të mos kemi evolim në rritje.

Ne nuk jemi të kënaqur se patjetër është situatë serioze ku ende kemi raste të infektuara ku kemi fatalitetet por nëse bëjmë krahasim me mesataren në BE për 1 milion banor, jemi shumë më ulët me rreth 4400 raste për 1 milion, ndërkohë në Evropë është 7000.