Putin nuk ndalet nga humbjet, CIA zbulon cfare do te ndodhe ne 2 javet ne vazhdim: Do te kete..

Presidenti rus Vladimir Putin mund të intensifikojë ofensivën në Ukrainë pavarësisht disfatave të ushtrisë dhe sanksioneve të forta ekonomike.

Ky paralajmërim ka ardhur nga agjencitë amerikane të zbulimit të cilat parashikojnë se javët në vazhdim do të jenë shumë të vështira.

Sipas tyre 2 deri në 4 mijë trupa ruse janë vrarë deri më tani, por situata rrezikon të përkeqësohet për ukrainasit, ndërsa rezervat e ushqimeve dhe ujit do të mbarojnë për dy javë.

“Ka pak gjasë që putin të ndalet nga disfatat e pësuara, madje me shumë mundësi do të përshkallëzojë ofensivën për të arritur qëllimin e neutralitetit ushtarak të Ukrainës, nëse kjo gjë nuk arrihet me negociata. Ne vlerësojmë se Putin është i zëmëruar që perëndimi nuk e respekton dhe e percepton këtë si një luftë që nuk mund t’ia lejojë vetes të humbë”, tha Avril Haines, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës.

Shefi i Agjencisë Kombëtare të Vlerësimit thotë se njoftimi i Putinit për të vendosur në gjendje gatishmërie të lartë forcat bërthamore ishte ekstremisht i pazakontë, por inteligjenca nuk ka vëzhguar deri më tani ndryshime të pozicioneve nukleare. Edhe William Burns, drejtor i CIA-s mendon se Moska nuk do të tërhiqet. “Mendoj se Putin është i zemëruar dhe i frustruar tani. Me shumë mundësi ai do të intensifikojë sulmet për të shkatërruar ushtrinë ukrainase, pa marrë parasysh viktimat civile. Mendoj se Ukrainën e presin dy javë shumë të shëmtuara”, tha ai.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.