Pushimet në dy javëshin e dytë të Gushtit? Njihuni me surprizat e motit, kur nis rënia e temperaturave

981
0

Meteorologu i njohur Hakil Osmani ka treguar parashikimin e motit për fundjavën, ku tha se do ketë dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe zonën qendrore. Ndërsa përsa i përket vlerave termike, temperaturat do pësojnë një rënie shumë të lehtë dhe do arrijnë deri në 38 gradë celsius.

“Mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar gjatë ditës së sotme, por po ashtu edhe gjatë fundjavës duke sjellë dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare kryesisht dhe pjesërisht zonën qendrore, ndërsa në zonat malore herë pas here pritet të kemi kalime vranësirash por që nuk pritet të gjenerojnë reshje.  

Përsa i përket vlerave termike, një rënie të tyre gjatë ditës së sotme, por edhe fundjavës, duke bërë që maksimumet në territorin shqiptar të shkojnë jo më shumë se 38 gradë celsius ditën e diel në zonat e ulta, ndërsa në vendet bregdetare pritet që maksimumet të luhaten në vlerat 36-37 gradë celsius.

Lajm i mirë vjen përsa i përket parametrit të erës pasi gjatë ditës së sotme, por po ashtu dhe gjatë fundjavës, pritet që ajo të dobësohet ndjeshëm”, është shprehur Hakili.

Meteorologu ka treguar se pas datës 17 do ketë një rënie të lehtë të temperaturave deri në 2-3 gradë celsius, por edhe 10 ditshi i fundit i Gushtit do ketë temperatura relativisht të larta.

“Presim një freskim të motit pas datës 17, ku temperaturat e ajrit të kenë një rënie me 2-3 gradë celsius, por 10 ditshi i fundit i këtij muaji sërish do mbetet me temperatura të larta në vendin tonë, por po ashtu pritet të jemi nën mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulta. Ndërsa në ato malore do të kemi prezencë të shpeshtë të vranësirave, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rrebeshi të shkurtër shiu”, ka përfunduar ai.