Plane per fundjave, ja cfare thote metereologu per motin gjate ketyre diteve

395
0

Meteorologu Hakil Osmani ka sjellë parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Osmani tha se këtë fundjavë vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjellë dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare, ndërsa në zonat e ulëta dhe malore herë pas here do të kemi kalime të pakta vranësirash.

Sa i përket vlerave termike edhe pse presim një rënie me 1 apo 2 gradë celsius, pritet që maksimumet gjatë kësaj fundjave të regjistrohen në vlerat 38 gradë celsius. Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Ndërsa vlera termike pritet që në Kosovë të ngjiten në 36 gradë celsius, ndërsa Maqedonia e Veriut pritet që maksimumet ti regjistrojë deri në 37 gradë celsius.