Punonte roje natën për bukën e gojës, kush ishte Pal Kola, baba i tre femijeve. Bënte në këmbë kilometra të tërë për të shkuar ne pune..

158
0

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë një person të pafajshëm, Pal Kolën, 60-vjeçarin që punonte si roje sigurie, për të siguruar bukën e gojës.

Sipas Report tv, Kola banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Për të shkuar në punë atij i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Ndërkaq, po burime për Report bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel dhe çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festa.

Pal Kola ishte babai i dy vajzave dhe një djali. Ky i fundit kishte ikur në Itali për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë.

Familja me origjinë nga Puka dhe jeton në Sharrë mbi 25 vjet.

Sipas informacioneve, 60-vjeçari ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte.

IShte shumë të thjeshtë i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira.