Ndryshon moti, sinoptikani tregon kur rikthehen ditët me diell

3330
0

Pas motit të ngrohtë, vendi yne kete jave a ka nisur me reshje shiu, por mesa duket reshjet e shiut nuk do të na shoqërojnë për shumë gjatë pasi nga e mërkura pritet që moti të përmirësohet e ditët me shi do të jua lënë vendin sërish atyre me diell.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” ka dhënë më shumë detaje se si pritet të jetë moti ditët në vazhdim.

Hakil Osmani: Dita e sotme për të gjithë territorin shqiptar është zgjuar nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. Do të mbeten prezente reshjet e shiut përgjatë gjithë ditës. Herë pas here në zona të izoluara, do të jenë edhe në formën e rrebesheve.

Më të dukshme, do të jenë në zonën veriore-veriperëndimore. Por po ashtu edhe në zonat qëndrore do të kemi momente në të cilat do të kemi prezente rrebeshet e shiut. Do të jenë afatshkurtra. Ditën e nesërme do të jenë në sasi më të pakëta reshjet. Më të fokusuara mbeten në zonat Lindore.

Duke filluar nga dita e mërkurë dhe të paktën deri ditën e premte pritet që të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që të kemi dominim të kthjellimeve përgjatë ditës së mërkurë dhe deri ditën e premte. Herë pas here do të ketë kalime të pakëta të vranësirave, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme kanë qenë disa të larta tipike të muajit Mars, në mesditë temperaturat do të pësojnë zbritje duke bërë që maksimumet të shkojnë jo më shumë se 19 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore.