Punonjësit nga Bangladeshi braktisin Shqipërinë, ikin natën

391
0

Numri i punonjësve në sektorin e turizmit në Vlorë, ka rënë ndjeshëm. Mesa duket sezoni turistik do të ketë vështirësi në rritjen dhe cilësinë e shrëbimit.

Bizneset në qytetin bregdetar nuk po arraijnë më të gjejnë as punonjës të huaj, pasi punësimi i të huajve ka më shumë procedura dhe kosto.

Gazetarja e “Euronews Albania” tha se ka pasur raste të punonjësve nga Bangladeshi, të cilët janë larguar edhe natën duke lënë bosh vendet e punës sepse e kanë parë Shqipërinë si një vend tranzit.

“Është një situatë e përsëritur mungesa e burimeve njerëzore në prag të sezonit turistik. Sytë janë kthyer nga rekrutimi i punonjësve jashtë vendit, përmes kompanive të rekrutimit, edhe pse procedurat zgjasin dhe kanë kosto. Ka pasur kërkesa për punëtorë nga Bangladeshi të cilët shpesh nuk janë ambientuar me punën.

Një biznes në Llogara është shprehur se 3 nga punëtorët nga Bangladeshi i kishin ikur natën pa lajmëruar pronarin. Sipas tij, ata e kanë shfrytëzuar ardhjen në Shqipëri për të shkuar në vendet e Europës”, tha Maçaj.