Përplasen dy avionë në Itali. Humbin jeten pilotet, shmangën rënien në Romë

94
0

Romë, përplasje në fluturim mes avionëve ushtarakë: vdiqën dy pilotët. Piloti hero shmang masakrën dhe rrëzimin fatal të avionit në rrugë

Dy avionë janë përplasur sot pranë Guidonia Montecelio, një zonë në periferi të Romës, Itali.

Dy avionët i përkisnin Forcave Ajrore Italiane dhe u rrëzuan në një livadh jo shumë larg via Longarinë.

Pilotët që ndodheshin në drejtimin e avionëve, vdiqën në përplasje. Ata ishin nënkoloneli Giuseppe Cipriano dhe majori Marco Maneghello.

Ndërsa një avion u rrëzua anën flakë në një fushë, avioni tjetër u rrëzua në një rrugë aty pranë, duke dëmtuar disa ndërtesa. Sipas një dëshmitari, ka qenë piloti ai, që, në manovrën e fundit, ka shmangur një tragjedi me shumë viktima.

Dy avionët u përplasën, “për arsye të panjohura për momentin”, tha ushtria.

Në vendngjarje policia, tha se njëri nga dy avionët e përdorur për stërvitje, është përplasur me një makinë të parkuar fare afër disa shtëpive. Sakaq avioni tjetër ka rënë në fushë.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë veç pilotëve që humbën jetën.

Dëshmitari: piloti hero shmangu masakrën

Një nga personat e pranishëm në rrugë në Guidonia në momentin e rrëzimit të avionit shpjegon se ai e pa avionin “të binte vertikalisht:

“Ai kaloi midis ndërtesave dhe u përplas me një makinë. Ne u përpoqëm të shpëtonim pilotin, por nuk bëhej asgjë”.

Aty ishte edhe pronari i makinës së goditur nga avioni. Ai tregon: “Isha 10 metra larg makinës, avioni u rrëzua dhe unë shpëtova. Sikur të kishte ndodhur disa sekonda më vonë, unë do të isha brenda asaj makine,” shton ai.