Publikohet video e makinës së rrallë të diktatorit Enver Hoxha

1195
0

Moderatori Blendi Fevziu publikoi një video në rrjetet sociale, ku duket Mercedesi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Fevziu krahas video, ka dhënë detaje rreth makinës luksoze dhe më të shtrenjtë të kohës.

Fevzoi tregon se ajo është prodhuar në afro 25 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makinë serie.

“Makina e rralle e diktatorit Hoxha. Kjo eshte makina qe Enver Hoxha e perdori per disa raste te vecanta. Ajo eshte prodhuar ne 1966 dhe ne ate kohe ishte makina me luksoze dhe me e shtrenjte e kohes. Nje mrekulli inxhinierike, e prodhuar me porosi dhe e personalizuar. Makina eshte e markes Mercedes Benz dhe ka te regjistruara 14 mije km. Ajo eshte prodhuar ne afro 25 cope dhe ka funksione qe per kohen nuk i kishte asnje makine serie. Midis tyre, kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi”, shkruan Fevziu krahas videos