Gjermania hap kufijtë e saj për 80 mijë punonjës sezonal

813
0

Nga data 16 qershor, Gjermania do lejojë që punëtorët sezonale nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe nga zona e Shengenit të hyjnë pa asnjë kufizim.

Gjermania për shkak të pandemisë , më parë ka përcaktuar se rreth 80.000 punonjës sezonal do te mund të hyjnë në vend.

Vitin e kaluar, rreth 300.000 punëtorë sezonal u angazhuan në sektorin e bujqësisë në Gjermani, kryesisht nga Rumania dhe Polonia.

Qeveria në Berlin ka porositur punëdhënësit që të zbatojnë standardet e higjienës sanitare.

Për të zvogëluar përhapjen e mundshme të Covid-19, do të formohen ekipe fikse dhe nëse sëmuret një prej punëtorëve i gjithë ekipi do të futet në izolim.