Publikohen pamjet, do financohet nga Katari, ja si do të duket parku i “Bulevardit të Ri”

165
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të ri.

Mësohet se projekti i Bulevardit të Ri në kryeqytet është drejt përfundimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri! Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri. Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme. Vetëm Përpara”, shkruan Veliaj.